Vrasja e “Tallman” në Tiranë, reagon i prekur Stresi: Vij shpejt

schedule15:34 - 11 Maj, 2021

schedule 15:34 - 11 Maj, 2021

Reperi i njohur Arkimed Lusha, me emrin e artit “Stresi”, ka reaguar lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në zonën e “5 majit” në Tiranë.

Ai ka postuar në “Instagram” një foto, në të cilën shfaqet me Mehmet Qemën,  i njohur ndryshe me nofkën “Tallman”, duke konfirmuar se së bashku kanë pasur një miqësi të afërt.

“Vij shpejt, meek meek, unë me dy G, ik ik”, ka shkruar Stresi krahas fotos, duke treguar se ndihet shumë i prekur nga kjo ngjarje.

Kujtojmë që viktima ka pasur njohje të shumta me disa emra të njohur të botës së artit. Ai i promovonte jo pak herë në rrjetet sociale./abcnews.al