Tensioni nuk mungoi gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti. Bardheblutë fituan 1-0 falë golit të Hoxhallarit, moment që shkaktoi protestë nga ana e miqve. Krutanët pretenduan për mungesë të “fair-play” për shkak të dëmtimit të një lojtari të Kastriotit në aksionin që solli golin e vetëm të takimit.
Ekipi mik u tërhoq për disa momente nga fusha, ndërsa drejtuesit e klubit u përfshinë në një sherr. Përplasja me forcat policore nuk mungoi dhe Alban Vogli (presidenti i Kastriotit) dhe Gazmend Vogli (administratori i klubit) u arrestuan.
Të dy janë liruar ditën e sotme. Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Ardiana Bera caktoi masën “detyrim paraqitje” për presidentin e klubit krutan, teksa për administratorin u dha masa “arrest në shtëpi”. /abcnews.al