Tritol, armë e municione janë zbuluar gjatë operacionit të Forcave Speciale në Kurbin. Dhjetë persona u shoqëruan kurse Zef Marku, 34 vjeç, u arrestua.
Në banesën dhe magazinën e lokalit të tij, policia zbuloi një arsenal të tërë, kallëpe tritoli, granata, qindra fishekë.
Gjithashtu në magazinë u gjetën pajisje të ndryshme elektronike dhe elektroshtëpiake, të cilat sipas policisë janë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.
/abcnews.al