Nepali ka regjistruar shifra të larta të koronavirusit me 9, 127 të prekur në 24 orët e fundit.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 403, 794 raste me koronavirus.
Minsitria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 139 pacientë me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3, 895 humbje jete.
Sakaq shkalla e pozitivitetit me Covid është 47%. Nepali po përballet me mungesa të mëdha të oksigjenit , ndërsa në kryeqyteti e Nepalit spitalet janë tejmbushur me pacientë dhe pavionet Covid, i kanë kaluar kapacitetet.
/abcnews.al/