Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas atentatit që tronditi mesditën e sotme Vlorën ku mbeti i vdekur 38-vjeçari Bledar Birçaj, i cili ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “BMW” në lagjen “Hajro Çakërri” kur persona ende të paidentifikuar e qëlluan me breshëri automatiku. Birçaj vdiq në spital prej plagëve të marra.
“WELCOME TO VLORË 2021. Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 te “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…
Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!! Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47…” shkruan Hoxha.
Në makinë me Bledar Birçajn ndodhej edhe një tjetër person, i cili për fat të mirë nuk ka marrë asnjë plagë. Viktima pronar i një biznesi ishte një person me precedent penal ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për ekzekutimin e tij./db/ Abcnews.al