Britania po e “shtyp” virusin, vendi ul nivelin e alarmit për Covid-19

schedule15:22 - 10 Maj, 2021

schedule 15:22 - 10 Maj, 2021

Në Britaninë e Madhe, niveli i alertit për Covid-19 është ulur nga niveli katër në tre. Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Shëndetit të hënën, përpara se kryeministri britanik Boris Johnson të njoftonte lehtësimin e mëtejeshëm të masave.

Sipas asaj që thuhet ne uebsajtin e departamentit të shëndetit, alerti i nivelit të katërt paralajmëron se transmetimi i virusit është i lartë ose po rritet në mënyrë eksponenciale.

Kurse alerti i nivelit të tretë paralajmëron se pandemia e Covid-19 po qarkullon në mënyrë të përgjithshme.

Treguesit kryesorë për de-përshkallëzimin nga niveli i katërt në nivelin e tretë përfshijnë, “më pak se 10,000 infeksione të reja në ditë” dhe “Shkalla e rasteve javore në Mbretërinë e Bashkuar më pak se 25 për 100,000 banorë”.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan se virusi vijon të qarkullojë në vend, ndërsa raste të reja regjistrohen çdo ditë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!