Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas deklaratës së deputetit Erjon Brace në parlament. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Federata Shqiptare e Futbollit shpreh keqardhjen që për të disatën herë i njëjti deputet përdor jo vetëm gjuhë ofenduese por edhe kërcënuese – thuhet në reagimin zyrtar të FSHF-së sipas të cilës deklarata të tilla në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë Federatën Shqiptare të Futbollit.
Duke ritheksuar besimin tek institucionet e shtetit, në reagimin e FSHF-së nënvizohet edhe një herë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e Federatës por edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët në FIFA dhe UEFA. /abcnews.al