EMRI/ I dënuar me 3 vjet burg nga gjykata për ngacmim seksual, arrestohet 54-vjeçari

schedule13:58 - 8 Maj, 2021

schedule 13:58 - 8 Maj, 2021

Rexhep Karaj 54 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.

54-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 3 vjet burg për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacion-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 45-vjeçari E.K., për shkak se ka goditur me sende të forta dhe më pas me thikë një person me inicialet R.M. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Informacion- Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!