Konkurrentja shpërthen në lot, akuza dhe kundër akuza me jurinë

schedule23:11 - 7 Maj, 2021

schedule 23:11 - 7 Maj, 2021

Viola, një nga konkurentet më të kritikuara të mbrëmjes së sotme, është prekur nga komentet e të ftuarës speciale të jurisë. Ajo më vonë edhe ka filluar të emocionohet duke e akuzuar stilisten e re kosovare, “ka ardhur me sëpatë për të më rënë mua” .

Donika Loci është shprehur se ajo vetëm po komenton veshjen dhe se nuk ka asnjë gjë personale me vajzën. Pas komenteve të jurisë tek sfilata e saj, ato kanë vazhduar debatin edhe pas performancës së një tjetër konkurenteje, Enxhit.

Viola i përgjigjet në një pjesë të debatit se ajo nuk e kupton kur flet Donikën. “Nuk e kuptoj gjuhën e saj, është pak e vrazhdë” është shprehur ajo duke ironizuar të ftuarën e jurisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!