Janë të paktën 10 personat që kanë humbur jetën si pasojë e shirave të dendur dhe përmbytjeve në ishullin spanjoll të Majorkës. Të dhënat e fundit janë bërë të ditura nga autoritetet vendore, të cilat kanë saktësuar se ka ende persona të humbur, mes të cilëve një fëmijë. Ndërkohë, ekipet e emergjencave janë vendosur në zona të ndryshme të ishullit për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve, apo banorëve në vështirësi. Në qytetin Sant Lorens, ujërat që përfshinë rrugët zhvendosën disa makina dhe bënë të pakalueshme rrugët e ngushta.
Ndërsa në qytetin Manakor, lumenjtë kanë dalë nga shtretërit dhe kanë përfshirë shtëpi të tëra, duke detyruar shumë njerëz që të largohen. Autoritetet vendore kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, gjatë të cilës kanë rënë dakord për rritjen e efektivëve në terren deri në 630 njësi. Kryeministri Pedro Sançez ka vizituar qendrën e koordinimit të operacioneve, ka folur me krerët e emergjencave dhe u ka bërë ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave./abcnews.al