Pesë rojet bregdetare të arrestuara në Vlorë për rastin e 55 sirianëve janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme.
Rojet bregdetare akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Sipas policisë ata lejuan që të largohej drejtuesi i gomones me të cilën do të transportoheshin drejt Italisë 55 shtetas sirianë.
Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë, B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë. Kujtojmë se në janar të këtij viti u shpëtuan 55 klandestinë, të cilët do trafikoheshin drejt Italisë në kushtet kur deti ishte me dallgë rreth 5 ballë. sb/abcnews.al/