Mbi një milion të infektuar në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë

schedule08:43 - 7 Maj, 2021

schedule 08:43 - 7 Maj, 2021

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar një milion, sipas shifrave të fundit zyrtare të botuara nga instituti i shëndetit publik Sciensano. Nga 26 Prilli deri në 2 Maj, numri mesatar i rasteve të reja  të raportuara në një ditë ishte 2,957, me një rënie prej 15%.

Gjatë dy javëve të fundit, janë konfirmuar 392.2 raste  për 100,000 banorë, një rënie prej 7% krahasuar me dy javë më parë. Nga 26 Prilli deri në 2 Maj, numri mesatar i viktimave në një ditë ishte  36.9. Kjo ka çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë në 24,406.

Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer gjithsej 12,759,277 teste. Nga ato teste, mesatarisht 46,936.1 teste janë  kryer në një ditë gjatë javës së kaluar, me një normë pozitiviteti prej 7.2%. Që nga 4 maji, 3,205,060 persona  kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19.

Ndërsa rreth  872.105 persona – ose 9.5% e popullatës së rritur – janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!