Disa studiues të Institutit Mbretëror të Teknologjisë në Melburn sapo kanë publikuar një tipografi të re dhe e kanë bërë të disponueshme falas. Bëhet fjalë për Sans Forgetica dhe është studiuar për të ndihmuar dhe për të kujtuar ata që lexojnë.
Ky truk qëndron në faktin se ky font i veçantë është mjaft i mundimshëm për t’u lexuar: lexuesi është i detyruar të bëjë një përpjekje më të madhe, sesa ajo e kërkuar me karaktere tradicionale dhe rrjedhimisht nxitet të analizojë më hollësisht kuptimin e tekstit dhe lë më shumë mbresa në kujtesë.
Ideja ka lindur nga një profesor i universitetit që donte të ndihmonte studentët e tij, por q ëu ëprqafua më pas edhe nga stilistët dhe shkencëtarët e kohës, bazohet në një koncept të psikologjisë njohëse e quajtur vështirësi e dëshirueshme. Me pak fjalë të arrish një shkallë vështirësie për të kryer një detyrë të caktuar do të përmirësonte përpunimin e njohurive dhe kujtesën.
Ekipi për këtë arsye krijoi disa fonte që u testuan nga 400 studentë. Sans Forgetica ishte më efikase. Për ta bërë leximin më të vështirë, ekipi e anulloi shkronjën në drejtim të kundërt në krahasim me kursivin e zakonshëm dhe gjithashtu hoqi disa pjesë të secilës shkronjë.
Nuk janë mrekulli! Natyrisht një shkronjë e tillë ngadalëson leximin dhe nuk mund të jetë mrekullia që shpëton studentët që ulen mbi libra një natë para provimit. Megjithatë, sipas psikologëve njohës, sa i përket kohës së leximit informacionet e ruajtura janë të mëdha.
Sipas studiuesve, ky karakter i ri është i dobishëm jo vetëm për studentët, por për këdo që ka nevojë për të kujtuar datat ose shënimet personale. Nëse jeni kuriozë dhe dëshironi ta provoni, ju duhet të vizitosh faqen e universitetit dhe ta shkarkoni atë. /abcnews.al