Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez pranoi publikisht dy javë më parë se ekipi i tij ka nevojë për disa ndryshime këtë verë. Rindërtimi i “Los Blancos” është vendosur të fillojë sa më shpejt, pavarësisht nëse ata nuk arrijnë të fitojnë titullin kampion në Spanjë.
Çështja e parë që Real Madrid do të merret është ajo e trajnerit të tyre të ardhshëm, me klubin që tashmë ka filluar monitorimin e opsioneve të mundshme në rast se Zinedine Zidane largohet në verë. Dy kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Los Blancos janë Max Allegri dhe Joachim Low.
Ndryshime do të ketë edhe në organikën e lojtarëve. Luka Modric ka rinovuar kontratën e tij për një sezon tjetër, ndërsa Lucas Vasquez dhe Sergio Ramos nuk kanë rënë dakord ende për një marrëveshje të re.
Eden Hazard , Marcelo dhe Isco nuk janë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, por largimi i tyre këtë verë nuk do të jetë një detyrë e lehtë. David Alaba do të jetë një lojtar i Real Madrid sezonin e ardhshëm dhe klubi është i gatshëm të nënshkruajë edhe me një nga lojtarët më të mirë në këtë sezon.
Po sulmi? Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy emrat më të përfolur. Francezi dëshiron të transferohet në Madrid dhe Paris Saint-Germain mund ta shesë sulmuesin këtë verë për të shmangur humbjen e tij falas në 2022, kur i përfundon kontrata. /abcnews.al

