Nuk u paraqit në mbledhje, Manja: Presidenti tentoi të pengojë qëllimisht punën e Komisionit të Ligjeve

schedule11:17 - 6 Maj, 2021

schedule 11:17 - 6 Maj, 2021

Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit Parlamentar të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ulsi Manja tha se Presidenti i Republikës, është vënë në dijeni nga kryetari i Kuvendit lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh që kërkojnë shkarkimin e tij.

Lexo edhe: Meta refuzon sërish Komisionin e Ligjeve: Nuk vij sot, ballafaqohemi me 10 Maj

Në mungesë të pjesëmarrjes së Presidentit Meta, Manja tha se mbledhja do të vijojë me diskutimet lidhur me objektin e kërkesës.

Ndërsa tha se Presidenti vlerësoi si kohë të pamjaftueshme, shtoi se ka të gjithë kohën për të dhënë sqarimet e duhura përpara deputeteve.

“Nuk e di se çfarë agjende më të rëndësishme ka Meta sesa kërkesa e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e presidentit dhe lidhur me kohën unë dua të bëj me dije se Presidenti i Republikës është vënë në dijeni menjëherë nga kryetari i Kuvendit.

Gjithsesi Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ia garantoi mundësinë që të shprehej,  Meta ka vlerësuar si kohë të pamjaftueshme. Meta të shprehet në Komisionit në rast se Kuvendi do e ngre këtë Komision. Ka mundësinë dhe kohën e nevojshme për të dhënë sqarimet e duhura para deputetëve të Komisionit hetimor, nëse nesër Kuvendi do votojë për ngritjen e këtij Komisioni”, tha Manja.

Manja e konsideroi mospjesmarrjen e Presidentin si tentativë për të penguar qëllimisht punën e Komisionit të Ligjeve.

 “Komisioni nuk gjykon as fajësinë dhe pafajësinë e kësaj kërkese. Në vlerësim të kësaj kërkese do t’i propozojë seancës ngritjen ose jo të Komisionit Hetimor dhe do të jetë Komisioni hetimor ai që do të vendosë. Komisioni i Ligjeve sot, seanca e thirrur nëse dhe Komisioni hetimor janë brenda afateve të Kushtetueshmërisë”, tha Manja.

Në fjalën e tij Adriatik Alimadhi tha se sipas Kushtetutës  Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditore dhe se në ligj thuhet 4 muaj para, pra Komisoni tha Alimadhi duhet të ketë 2 muaj kohë ndërsa shtroi pyetjen,  a i del koha këtij Komisioni?”, u shpreh ai.

Ndërsa Manja ritheksoi se ky Parlament akoma nuk ka hyrë në 4 mujorin e fundit dhe në këtë mënyrë sipas tij kërkesa e 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Presidentit Meta nuk ka hyrë në fazën e katër muajve të fundit siç e kërkon ligji.

/abcnews.al/