Jean Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian ka vendosur të përshëndesë kryeministren e Britanisë së Madhe me një kërcim. Ai e ka imituar atë duke i konfirmuar gazetarëve se kërcimi i tij ishte pikërisht një homazh për May.
Një piano që luan në sfond dhe një kërcim i shpejtë. Në këtë mënyrë presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka zgjedhur të prezantohet në skenën e komitetit europian të rajoneve para se të mbante fjalën e tij.
Gazetarët e shumtë të pranishëm vunë re menjëherë ngjashmërinë e kësaj performance me atë të kryeministres britanike Theresa May në kongresin e konservatorëve.
Kjo e fundit nën tingujt e “Mbretëreshës Kërcimtare” të grupit të njohur ABBA, mori shumë buzëqeshe dhe duartrokitje nga plateja. Dhe vetë Junker konfirmoi për gazetarët se kërcimi i tij ishte pikërisht një homazh për kryeministren e Britanisë së Madhe./abcnews.al