Stefano Pioli sërish duhet të përballet me zërat e merkatos. Ralf Rangnick ishte emri që e “përndoqi” italianin për shumë kohë sezonin e shkuar, ndërkohë që rrezikimi i zonës Champions risjell sërish zëra.
Nëse Milani nuk kualifikohet në Champions League, sipas Gazzetta dello Sport, atëherë Pioli rrezikon të largohet para kohë nga drejtimi i ekipit dhe të zëvendësohet nga një tjetër italian që e njeh mirë kampionatin e Serie A.
Bëhet djalë për Maurizio Sarrin, i cili është ende nën kontratë me Juventusin dhe më parë ka drejtuar Empolin, Napolin dhe anglezët e Chelsea. Sarri mendohej se do të merrte drejtimin e Romës, por verdhekuqtë kanë zyrtarizuar portugezin Jose Mourinho.
Football Italia ndërkohë raporton se për Sarrin në garë janë edhe dy klubet të tjera, angleze, Tottenham dhe Arsenal. Më parë është lakuar edhe Fiorentina, që tani duket më pranë Gennaro Gattusos. /abcnews.al