Numri dy i ambasadës zvicerane në Iran, ndërroi jetë pasi ra nga kati i 18 i ndërtesës ku banonte. Gjithësesi autoritetet iraniane e kanë përjashtuar pistën e vetëvrasjes. Sipas zëdhënësit të departamentit për emergjencat në Teheran, në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, u konstatua se gruaja kishte vdekur prej disa kohësh.
Gruaja ishte sekretarja e parë e ambasadës së Zvicrës, që në Iran merret dhe me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nga prishja e marrëdhënieve diplomatike të ndodhur pas Revolucionit islamik të 1979-ës, Uashingtoni i ka besuar Bernës interesat e tij në Iran. Nuk është e qartë nëse vdekja e saj ka të bëjë me një vrasje apo me një incident, por një burim i policisë iraniane theksoi se nuk besohet të ketë qenë vetëvrasje.
Guaja kishte fraktura në kokë dhe në krahë por do të jetë autopsia e cila do të vendosë nëse janë për shkak të rënies nga ballkoni apo nga një dritare; apo nëse janë shenja dhune si pasojë e një përleshjeje fizike.
Vdekja e diplomates zvicerane ndodh në një periudhë shumë delikate për Iranin. Vendi po përpiqet të rilidhë marrëveshjen për programin bërthamor dhe prej disa muajsh po vijon negociata jo të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të komisionit të përzier të Planit global të veprimit të përbashkët në Vjenë. Teherani ndër të tjera është në qendër të një përplasjeje të brendshme, një muaj para zgjedhjeve presidenciale të 18 qershorit që shesh në të dy anët e konfliktit rojet e revolucionit dhe qeverisë në largim të drejtuar nga presidenti Rouhani.
Ministri i jashtëm zviceran Injacio Kasis u shpreh i shokuar nga vdekja tragjike e diplomates. Autoritetet zvicerane që ndjekin cështjen në koordinim me ato iraniane, nuk kanë dhënë detaje për rrethanat e vdekjes dhe as emrin e diplomates, për të ruajtur privatësinë e saj. Ministri i jashtëm iranian shprehu ngushëllimet e tij dhe premtoi një përfundim të shpejtë të hetimeve./abcnews.al