Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë shprehur “besim shumë të ulët” në të dhënat e siguruara nga prodhuesi shtetëror kinez i medikamenteve Sinopharm për vaksinën anti-covid.
Sipas një dokumenti të siguruar nga Reuters, shqetësimi i ekspertëve të OBSH lidhet me rrezikun e efekteve anësore serioze në disa pacientë. Dokumenti i “vlerësimit të provave” u përgatit nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së për shqyrtimin e planifikuar këtë javë të dozës së prodhuar nga Sinopharm.
Kjo vaksinë është e autorizuar në 45 vende dhe juridiksione për përdorim tek të rriturit ndërsa deri më tani janë administruar 65 milionë doza.
Ekspertët rishikojnë provat dhe japin rekomandime mbi politikat dhe dozat që lidhen me një vaksinë. Dokumenti përfshin përmbledhje të të dhënave nga testet klinike në Kinë, Bahrein, Egjipt, Jordan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Efikasiteti i vaksinës në testet klinke të fazës së tretë në shumë vende ishte 78.1% pas dy dozave, thuhet në dokument. Kjo ishte një rënie e lehtë nga 79.34% e njoftuar më parë në Kinë.
Dokumenti thotë:
“Ne jemi shumë të sigurt se 2 doza të BBIBP-CorV janë efikase në parandalimin e PCR të konfirmuar Covid-19 tek të rriturit (18-59 vjeç) në testet e Fazës 3. Midis “boshllëqeve të testeve “, citohen të dhëna mbi mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda, kohëzgjatjen e mbrojtjes dhe sigurinë për përdorim në gratë shtatzëna dhe në të rriturit e moshuarit.” sb/abcnews.al/