Ndalimi i Donald Trump nga përdorimi i Facebook dhe Instagram është mbështetur nga Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook.
Nga ana tjetër, Trump ka urdhëruar Facebook të rishikojë vendimin dhe “të justifikojë një përgjigje proporcionale” që zbatohet për të gjithë, përfshirë përdoruesit e zakonshëm.
Ish-presidentit iu ndalua përdorimi në janar, pas trazirave të Capitol Hill.
Bordi i Mbikëqyrjes tha se vendimi fillestar për të pezulluar përgjithmonë Trump ishte “i papërcaktuar dhe pa standarde” dhe se përgjigjja e saktë duhet të jetë “në përputhje me rregullat që zbatohen për përdoruesit e tjerë të platformës së tij”.
Vendimi do të thotë që pezullimi i Trump mbetet në fuqi për momentin./abcnews.al


