Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit të Ligjeve për procedurat e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Kanë qenë 50 deputetë të cilët kanë firmosur një kërkesë drejtuar Kuvendit që të nisin procedurat për shkarkimin nga detyre të Metës, me pretendimet se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Mbledhjen e ka hapur kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili është shprehur se ka njoftuar Presidentin Meta që të paraqitet në mbledhjen e caktuar më datë 10 maj.
“Është njoftuar në adresën elektronike për datën e kësaj mbledhje, ku do të vlerësohet shkarkimi i Presidentit. Nga ana e Presidencës, Presidenti i Republikës ka kërkuar që të shprehet në Komisionin e Ligjeve në lidhje me kërkesën e nismëtarëve, nëpërmjet platformës online dhe ka kërkuar të jetë data 10 maj, si datë që përkon edhe me ditën kombëtare të drejtësisë shqiptare.” tha Manja.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, ka renditur edhe disa nga arsyet, se përse deputetët kanë ndërmarrë këtë veprim.
“Meta nuk e ka ushtruar mbrojtjen e unitetit Kombëtar. Së dyti nuk ka ushtruar kompetencat kushtetuese para dhe gjatë fushatës. Pro edhe në heshtjen zgjedhore.” Tha Hysi.
Ndërkohë ajo ka shtuar: “Meta ka përdorur shprehje për të ushtruar dhunë dhe me mjetet. Ka kërcënuar hapur prokurorët dhe policët.
Presidenti ka kërcënuar votuesit duke thënë se do u presë dorën dhe do i arrestoje. Kjo terminologji kanë nxitur dhunën dhe kanë shkaktuar frike e pasiguri.”
Ervin Bushat: Edhe për rastin e Elbasanit. Thirrjet e Presidentit dëmtojnë situatën politike dhe prishin rendin. Shkaktojnë dëme të mëdha./abcnews.al/