Mbrëmjen e sotme përcaktohet finalisti tjetër i këtij edicioni të Champions Legaue. Pasi City eliminoi PSG mbrëmjen e sotme, sot të gjithë sytë shkojnë në Londër, aty ku Real Madridit i duhet me patjetër të fitojë, ose të barazojë me 2 gola ose më shumë për të kapur finalen.
Ndeshja e parë e luajtur në Madrid është mbyllur me shifrat 1-1. Arbitër i kësaj beteje do të një nga më të mirët, italiani Daniele Orsato. Ndërkohë Sofascore, aplikacion satelit i OPTA, ka zbuluar edhe formacionet e mundshme, me Ramos, që pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.
Gjithashtu Marcelo pritet të jetë titullar në të majtë, me Militao, që zëvendëson mungesën e Raphael Varane. Mesfusha mbetet ajo klasike me Modric-Kroos-Casemiro dhe sulmi pritet t’i besohet Vinicius, Benzema dhe Asensio. Ndërkohë, Tuchel mendohet t’i përgjigjet skemës 4-3-3 të Zidane me 3-4-2-1.
Para mendy janë Silva-Rudiger-Christensen, ndërkohë që Azpiliqueta dhe Chilëell do i besohet e gjitë linja gjatësore e krahëve të fushës. Jorginho dhe Kante do luajnë rolin e ekranit para mbrojtjes, ndërsa Mount dhe Havertz pritet të mbështesin Pulisic në maje. Ëerner me shumë mundësi e ndjek ndeshjen nga stoli. /abcnews.al