Aksioni opozitar pas zgjedhjeve, Mediu dhe Dule: Në shtator punën e vijojmë nga parlamenti

schedule21:31 - 4 Maj, 2021

schedule 21:31 - 4 Maj, 2021

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu  dhe ai i PBDNJ Vangjel Dule këtë të martë ka qenë i ftuar në  Log. ku kanë dhënë detaje në lidhje me aksionin opozitar që do të ndërmarrë opozita tashmë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Mediu në fjalën e tij është shprehur se qëllimi i opozitës është q ëtë faktojë manipulimin që i është bërë këtyre zgjedhjeve jo vetëm në procesin e numërimit por që me nisjen e kësaj fushate.

Ndër të tjera dy aletarët e PD-së Mediu dhe Dule kanë theksuar se vendi i opozitës në shtator është në parlament aty ku bëhet dhe puna më e madhe dhe siç i takon.

Ne tashmë nuk po dallojmë të moralshëm nga  e pamoralshmja dhe të drejtën nga e padrejta. Në shtator është parlamenti ne kemi punë për të bërë para shtatorit. Është bërë konfirmimi i KZAZ në KQZ dhe pas kësaj partitë politike kanë të drejtën e ankimimit. E njëjta histori është dhe në 2001 ku zgjedhjet u pranuan dhe ne arritëm që të faktojmë manipulimet. Ka fakte që këtë herë manipulimi ka ndodhur dhe më parë ditës së zgjedhjeve., Ka elementë të tjerë të filmuar, legalizime, kalimi për rindërtimin, shpërndarje parash.

Do të shkojmë në parlament, pasi opozita duhet të bëjë punën e vend. Duka ka shprehur një qëndrim të vetin dhe të gjithë anatomimet që ka bërë. Duka e ka provuar që në 2012 i ka marrë 12 mijë vota, me partinë ndërsa këtë herë nuk i mori dot. Qëllimi i takimit ishin mbledhjen e provave”, ka thënë Mediu.

Nga ana tjetër Dule ka theksuar se qëndrimet e opozitës dhe aksionet e tyre do të qëndrojnë të unifikuara.

Siç kemi unifikuar qëndrimet për disa çështje madhore dhe qëndrimi në parlament do të jetë unanim.në bazë të marrëveshjes së koalicionit dhe kur do të bëhen ankimimet do të bëhen nga përfaqësuesit tonë”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!