Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme për më shumë se një orë në selinë blu deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 Prillit, por edhe ata që nuk arritën që të ishin pjesë e listës fituese për të diskutuar strategjinë opozitare pas vendimit për të mos njohur zgjedhjet.
Lexo edhe: Zgjedhjet s’i njeh, Basha: Betejën e vazhdojmë në Parlament. Marku: Të nisim protestat
Në fytyrat e një pjese të demokratëve vërehej qartë trishtimi pas disfatës, por kishte edhe nga ata që e kishin marrë me sportivitet duke ngjitur shkallët me buzëqeshje dhe të tjerë që mbanin entuziazmin gjallë me dy gishtat lart.