“Kamerat, numërimi dhe tjetërsimi i votës”, Vetëvendosja ankohet, Celibashi: Çojini në KAS

schedule18:00 - 4 Maj, 2021

schedule 18:00 - 4 Maj, 2021

KQZ miratoi pasditen e sotme tabelën me rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 25 Prillit në 12 qarqet e Shqipërisë, ku Partia Socialiste mori shumicën për të drejtuar vendin edhe për një tjetër mandat, të tretin radhazi. Pavarësisht artikulimit publik, PD-LSI nuk kanë parashtruar ankesa gjatë mbledhjes, por vetëm kandidati i Vetëvendosjes, Boiken Abazi. Ai i tha në disa qendra të numërimit janë konstatuar probleme të shumta, nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve, te kamerat dhe ndalimi i vëzhguesve.

Do të bëjmë ankesë në KAS. Ne kemi parë parregullsi dhe shkelje ligjore në qarkun e Tiranës. Vëzhguesit tanë janë penguar nga policia dhe KZAZ-ja të ndiqja numërimin. Ka 18 mijë fletë të pavlefshme. Kemi dëgjuar se do të ketë ekspertizë për to. Cfarë do të ndodhë me këtë proces? Ne jemi të bindur që ka pasur një plan të orkestruar për të vendosur një apo 2 “X”, për ta bërë me qëllim të pavlefshme.

Në kamerat tuaja 360 gradë, del një pamje e deformuar dhe nuk kuptohet asgjë. Në materialet filmike që kemi marrë mungojnë të KZAZ 31, nga 17:00 e datës 26, kamera 360 gradë nuk ekziston. KZAZ nr. 33 data 26 prill kamera 360 gradë nga ora 2 mëngjesit asnjë material.

KQZ nr. 39 për të gjitha datat mungon kamera 360 gradë. Nuk e di nëse është problem teknik. Nuk e di a e konstatuar KQZ mungesën totale të pamjeve? Në këto kamera 360 gradë nuk kuptohet asgjë, në zgjedhjet e radhës të ketë më shumë kamera të këtij lloji. Paraqesin një pamje të deformuar duke mos kuptuar asgjë me dengun letrave.

KZAZ nr. 30 në Bërzhitë qendra 1607 kemi evidentuar dy vota për kandidatin e pavarur të pa numëruar, kemi dalë me zero. Te njësia 7 KZAZ nr. 37, 1902/2, 5 vota shtesë të pastra që nuk janë hedhur në tabelë. Në Katund të Ri në 26 prill ka ndodhur numërimi vetëm me pjesëmarrjen e një grupi, jo të tjerëve. Një nga numëruesit vendoste “X” përpara fytyrës së vëzhguesit tonë pasi refuzonte të largohej. Te Shkolla e Kuqe ne jemi zhdukur nga raportimi atë ditë” ishin disa nga problemet që ngriti Abazi.

Ilirjan Celibashi e garantoi se do ta ndjekë dhe të gjitha shkeljet do i depozitojë në prokurori. “Nga pikëpamja procedurale ne miratojmë sot rezultatet bazuar te cdo qendër votimi, gjë që do të thotë, një pasqyrim strikt i asaj që KZAZ-ja ka depozituar në KQZ, kjo nuk u heq të drejtën të prezantoni të gjitha ato shqetësime, që duhet ti prezantoni përmes një ankimi brenda 5 ditëve.

Ju rikonfirmoj, që edhe KQZ ka interes të shikojë si ka qenë sjellja e komisionerëve, ne i disponojmë të gjitha filmimet do të bëjmë edhe ne këqyrjet tona dhe do i adresojmë në prokurori gjetjet. Nëse ndonjë e ka menduar si gjë që do të kalojë, nuk do të kalojë. Të siguroj që nuk do të jemi indiferentë” tha ai. / db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!