Jose Morinho ka befasuar ditën e sotme, pasi është zyrtarizuar si trajneri i ri i Romës në Serie A. Portugezi ka lënë shumë tifozë në Itali gjatë drejtimit të Interit dhe tani do të jetë rival me zikaltrit. Portugezi shkurtimisht ka treguar pse e pranoi ofertën e Romës.
“Faleminderit familjes Friedkin që më zgjedhën mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe për të qenë pjesë e vizionit të tyre. Pas takimeve me pronarët dhe Tiago Pinto, menjëherë e kuptova çfarë ambiciesh kanë ata për AS Roma.
Ishte e njëjta ambicie dhe nxitje që gjithmonë më ka motivuar. Së bashku duam të ndërtojmë një projekt fitues gjatë viteve të ardhshme. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj ofertën dhe mezi pres të filloj punën për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, unë i uroj Paulo Fonseca të gjitha të mirat dhe shpresoj që media të më kuptojë: Do të flas më shumë në kohën e duhur. Forca Roma”, është shprehur “Special One” për faqen zyrtare të klubit italian, ndërkohë në lidhje me këtë lëvizje ka folur Tiago Pinto, Drejtori i Përgjithsëm i Romës.
“Kur José ishte i disponueshëm, menjëherë provuam shansin për të folur me një nga menaxherët më të mirë të të gjitha kohërave. Na mbërtheu dëshira e Jose për të fituar dhe pasioni i tij për lojën. Pa marrë parasysh sa trofe ka fituar, fokusi i tij kryesor është gjithmonë tek tjetri. Ai zotëron njohuri, përvojë dhe llidership për të konkurruar në të gjitha nivelet.
“Ne e dimë që për të ndërtuar një projekt të suksesshëm sportiv duhet kohë, durim dhe njerëzit e duhur në pozicionet e duhura. Ne jemi jashtëzakonisht të sigurt se Jose do të jetë trajneri perfekt për projektin tonë, për të ardhmen tonë. Së bashku me vizionin dhe ambicien e Dan dhe Ryan Friedkin, ne do të ndërtojmë bazat e një Rome të re”, tha Pinto. /abcnews.al