SPAK kërkon 63 vite burg për Habilajt e konfiskimin e 22 pasurive me vlerë 82 mln lekë

schedule15:12 - 4 Maj, 2021

schedule 15:12 - 4 Maj, 2021

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 63 vite burg në total për grupin e Habilajve, të akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar  kriminal.

Pas më shumë se tre vitesh hetime, SPAK i ka kërkuar gjykatës dënimin  me  18 vite burg për Moisi Habilajn të cilësuar edhe si kreun e  grupit kriminal. Ky i fundit  është në kërkim nga autoritet italiane pasi u arratis nga arresti shtëpiak pak muaj më parë pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në atë të arrestit shtëpiak.

Për të njëjtat akuza në pretencën e paraqitur përballë togave të zeza , prokuroria  kërkoi  dënimin me 15 vjet burg, për Nezar Seitin, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Gjithashtu  SPAK ka kërkuar edhe konfiskimin e 22  pasurive  të vëllezërve Moisi dhe Floarian Habilaj si dhe familjarëve të tyre  që  kap vlerën e 82 milionë 440 mijë lekëve të reja.

Për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar  të pandehurit që janë dënuar edhe nga gjykata e Katanias në Itali, do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit.

Ndërkohë për të njëjtën dosje, janë në kërkim 2 ish-zyrtarët e policisë së Vlorës, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode. I vetmi që vijon të qëndrojë ne qeli është ish-drejtori I policisë së Vlorës, Jaeld Çela i dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, i cili u dorëzua pas disa kohësh në arrati. /abcnews.al/