Britania dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare me vlerë prej 1.4 miliardë dollarësh

schedule08:30 - 4 Maj, 2021

schedule 08:30 - 4 Maj, 2021

India dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan një marrëveshje të re tregtare dhe investimesh me vlerë 1 1.4 miliard dollarë, sipas një njoftimi për shtyp nga Kryeministri Britanik Boris Johnson.

Në bazë të marrëveshjes priten te krijohen më shumë se 6,500 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe  një investim prej 334 milion dollarësh  nga Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë. Ky investim do të mbështesë provat klinike, kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave.

Marrëveshja e partneritetit shihet si një hap drejt një marrëveshjeje të plotë të tregtisë së lirë. Britania shpreson që deri në vitin 2030 të dyfishojë tregtinë dypalëshe prej afërsisht 23 miliardë paund (31.9 miliardë dollarë) në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!