Çezare Mason, kryebashkiak i një province pranë Padovas, në Itali, ka përfunduar në qendër të vëmendjes. Kjo pasi i çoi sërish në shtëpi një banoreje, qesen me mbeturina, që kjo e fundit kishte hedhur nga dritarja e automjetit.
Autorja e këtij gjesti u filmua nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe së bashku me mbeturinat, në shtëpi i mbërriti edhe një gjobë e konsiderueshme. Sapo i trokiti në derë, kryebashkiaku i tha se kishte shkuar t’i dorëzonte qesen me mbeturina, që ajo kishte harruar rrugës.
Mason ka falenderuar banorët për sinjalizimet e shumta dhe ka premtuar, se sistemi i telekamerave në rrugë, do të jetë dhe në shërbim të mbrojtjes së ambientit./abcnews.al