Duro: Nwabueze pengu i madh, ka prerë biletën. Penalltia? Mazrekaj e refuzoi vetë

schedule17:16 - 3 Maj, 2021

schedule 17:16 - 3 Maj, 2021

Laçi mori tre pikë me shumë vlera kundër Kukësit. Regi Lushkja shënoi dy herë në portën e skuadrës verilindore dhe bardhezinjtë tani mendojnë për vazhdimësinë. Pas ndeshjes së fituar 2-0, trajneri Shpëtim Duro, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport foli për duelin e sotëm dhe garën në Superiore.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke pasur parasysh momentin e kampionatit. Kukësi është kundërshtar shumë cilësor, fitorja ishte e rëndësishme në këtë moment. Ekipi? Janë ndeshjet e fundit, ngarkesa fizike ka efektet e saj në të gjithë skuadrat. Temperaturat e larta e ulin ritmin e ndeshjes. Patëm edhe fat që kaluam shpejt në avantazh. Sot e kisha orientuar vetë skuadrën, pas shënimit të dy golave, që të qëndronim në gjysmëfushën tonë.

I njoh mirë lojtarët e Kukësit, tentuam kundërsulmin pas avantazhit të dyfishtë. Mund të kishim shënuar përsëri, rezultati mund të ishte më i thellë. Ndërrimi? Mazrekajn e shihja në pushim nga fizionomia, unë i dalloj dhe i kuptoj mirë lojtarët. E bëri detyrën e vet, e mori penalltinë dhe luajti mirë. Akoma nuk është në 100%, 45 minutat ishin të mira për të.

Lojtarët e rinj? Kanë kohë që po aktivizohen, edhe si pasojë e mungesave që kemi pasur. Janë lojtarë që e kanë justifikuar besimin: Zylfiu, Prenga dhe Bytyçi, por edhe Deliu i vogël. Ai ka një fizionomi si Deliu i madh.

https://streamable.com/fcwjd7

Duhet të fitonim në Kamzë më Kastriotin, ishte çështje fati. Skuadra ka luajtur mirë, me gjithë kundërshtarët e vendeve të larta jemi superiore. Kemi bilanc pozitiv me skuadra si Partizani, Vllaznia dhe Teuta. Kjo tregon forcën e skuadrës. Mungesat kanë ndikuar, por janë pjesë e kampionatit. Mungesa më e madhe ka qenë Nwabueze, ai nuk është më pjesë e jona.

Ai ka prerë biletën për në SHBA. Ka qenë fat i keq, pasi isha i bindur që do shënonte 20 gola. E njoh mirë, ka qenë minus i madh mungesa e tij gjatë këtij kampionati. Gafat me skuadrat e nivelit të dytë? I qaj ato pikë, kemi lënë rreth 12 pikë me Kastriotin, Skënderbeun dhe Apoloninë. Ky është shkaku pse e vuaj mungesën e Nwabuezes, ai i zgjidhte këto ndeshje.

Harmon e ka justifikuar veten, punon shumë, ndihmon skuadrën, por nuk është finalizues si Nwabueze. Edhe Mazrekaj e ka ngritur nivelin e skuadrës, por edhe ai na ka munguar në disa ndeshje. Këto janë shkaqet pse kemi vuajtur përballë ekipeve të vogla. Kemi pasur edhe mungesë fati, me Kastriotin duhet të fitonim. Penalltia? U çudita edhe unë, por Mazrekaj nuk pranoi vetë të godiste, pasi kishte problem me këmbët“, përfundoi trajneri i skuadrës kurbinase. /abcnews.al