Në portin e Durrësit kanë mbërritur qindra mjete të tjera luftarake nga SHBA, në kuadër të stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 21”.
Pamjet janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehet se vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.
“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër te NATO, Defender Europe 21,” shkruan ministri. g.v/abcnews.al