Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth një artikulli të botuar nga gazeta austriake “Der Standard”, lidhur me dokumentin jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet gazetës austriake duke i thënë se nuk priste që një media me reputacion të lartë si ajo të bëhej një shpërndarëse e lajmeve false.
Edi Rama sqaron në postimin e tij se nuk ka thënë asgjë nga ato që citohet të ketë thënë rreth “non paper&map” dhe shton se kurrë nuk ka miratuar ndonjë vijëzim kufiri përgjatë vijave etnike midis mes Serbisë dhe Kosovës
.@derStandardat @webstandardat what a disappointement to see such a highly reputated paper behave like a fake news spreader! I have never said any of it about “non paper&map” and I have never ever endorsed any border drawing along ethnic lines between SRB&KOS! #Embarrassing
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2021
Në një artikull kushtuar dokumentit jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, gazeta austriake “Der Standard” citon kryeministrin shqiptar Edi Rama të ketë deklaruar se e ka parë atë dokument dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve.
Media austriake shkruan më tej se vetë Rama, së bashku me Vuçiç, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më pare. sb/abcnews.al/