Kukësi pa “krahë” në Laç, dëmtimet penalizojnë dy titullarë

schedule20:09 - 2 Maj, 2021

schedule 20:09 - 2 Maj, 2021

Kukësi do të luajë nesër në transfertë kundër Laçit, ekip ndaj të cilit këtë sezon nuk ka mundur të fitojë dot. Verilindorët kanë dalë jashtë objektivave dhe shanset për të shkuar në kupat e Europës janë thuajse zero.

Trajneri Mirel Josa nesër kundër Laçit duhet të bëjë edhe pa dy titullarë, të cilët janë të dëmtuar. Redon Dragoshi pati një problem në sfidën ndaj Teutës dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet dot për duelin me kurbinasit.

Ai që ka shfaqur shqetësime gjatë javës është Albin Gashi, sulmuesi anësor që do të mungojë nesër në Laçi. Për trajnerin Josa lajm i mirë është rikthimi i Besir Demirit, i cili ishte i pezulluar me kartonë të verdhë dhe mungoi me Teutën. Sfida me Laçin nesër luhet prej orës 15:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!