Kanë kaluar vite që nga ardhja në jetë e Tian, djalit të Tunës dhe Patris Berishës. Këngëtarja mirëpriti fëmijën e saj të parë më 2 maj të 2017-ës, duke i dhuruar asaj ndjesi të papërshkrueshme. Sot, Tiani i vogël mbush 4 vjeç dhe Tuna i ka organizuar një super festë, shoqëruar me një super dedikim.
“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi…pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde, duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet e ngrohta e të sinqerta të marra ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë.”, ka shkruar Tuna.
View this post on Instagram
Sakaq, nuk dihet nëse pjesë e këtij organizimi ka qenë dhe Patrisi, duke ditur se raporti mes tij dhe Tunës nuk është i mirë. Ata kanë vendosur t’i ndajnë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin, dhe këngëtarja thuhet se është zhvendosur në Shkup. Ndarjen e konfirmoi vetë Patrisi për Soire në ABC.
View this post on Instagram
“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”. Për më tepër, mundësitë për një rikthim janë shuar pas veprimit të këngëtares, e cila vendosi shtëpinë e saj në Prishtinë në shitje. /abcnews.al