Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Çelja e sezonit turistik nuk do të jetë i lehtë, rruga e plazhit në Vlorë drejt degradimit

schedule14:47 - 2 Maj, 2021

schedule 14:47 - 2 Maj, 2021

Tre muaj pas dëmtimit nga reshjet , aksi rrugor në “Jonufër” pranë zonës së ujit të ftohtë në Vlorë, vijon të mbetet problematik.

Nga firma kontraktore, nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Veç vendosjes së sinjalistikës horizontale, asgjë tjetër nuk është prekur. Lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me një sens duke shkaktuar trafik.



Vlora është gati në prag të sezonit turistik por duket se problematikat do të jenë prezente.

Edhe pse u tha se muaji maj do ta gjente gati duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Rruga ka nisur të dëmtohet edhe në krahun tjetër.

“Nuk është situatë e mirë kjo. Duhet ndërhyrje patjetër, ndërhyrje sa më shpejt. Ky sezon ka filluar shumë shpejt por jo me këto katrahura kështu”, thotë një qytetar.

Kompania Salillari është paguar rreth 13.7 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugës, por që në realitet ajo është drejt degradimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!