U luajtën ditën e sotme ndeshjet e javës së 32-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija, e shpallur matematikisht kampione, sot e uli marshin dhe nuk arriti të marrë fitoren e radhës ndaj Strugës.
Këta të fundit fituan me shifrat 0-2, duke koleksionuar tre pikët dhe qëndruar në garë për një vend në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Fitore të madhe mori edhe Renova ditën e sotme, duke mundur me shifrat 3-1 Belascia.
Me këtë fitore Renova mban gjallë shpresat për qëndrimin në elitën e futbollit vendas. Ndërkohë, skuadra tjetër shqiptare, Shkupi, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Makedonija Gjorce Petrov. /abcnews.al
Liga e Maqedonisë së Veriut, java 31
Pelister-Akademija Pandev 3-1
Shkupi-Makedonija GP 0-0
Renova-Belascia 3-1
Shënues: Jasaroski 9′, 45′, 81’/ Kalpacki 52′
Vardar-Rabotnicki 1-3
Shkëndija-Struga 0-2
Shënues: Altiparmakovski 3′ (pen), Bosancic 9′
Sileks-Borec 1-1