Një festë u kthye në tragjedi për 20 persona në New York të dielën.
Kjo pasi limuzina ku udhëtonin pjesa më e madhe e tyre u përfshi në një aksident rrugor. Sipas policisë, shkaqet mbeten të paqarta, por mësohet se mjeti ishte nisur për në një festë. Në të gjendeshin 18 persona, të cilët humbën jetën të gjithë. Makina përplasi edhe dy këmbësorë, të cilët gjithashtu vdiqën në vendngjarje.
Ngjarja ndodhi në Schoharie. Fillimisht u raportua se viktimat në limuzinë ishin pjesë e një dasme, por më vonë rezultoi se ata po udhëtonin për një festë ditëlindjeje. Emrat e personave që humbën jetën nuk janë bërë publike, por sipas New York Times bëhet fjalë për katër motra dhe dy çifte të sapomartuar. Shoferi mbeti gjithashtu i vdekur.
Policia e shtetit në New Yotk deklaroi më vonë se pasagjerët nuk kishin vënë rripin e sigurimit, çka rezultoi fatale për ta./abcnews.al