Nëse dëshironi të kujdeseni edhe për figurën tuaj veçanërisht gjatë kësaj periudhe dhe dëshironi të bini në peshë ose të qëndroni në formë, shtoni ushqimet e mëposhtme në mëngjesin tuaj për rezultate të menjëhershme.
Tërshëra
Është plot me fibra dhe ju ndihmon të ndiheni më të ngopur, kështu që nuk konsumoni kalori të panevojshme. Studimet kanë treguar gjithashtu se ngrënia e një mëngjesi me karbohidrate “me çlirim të ngadaltë”,siç janë mielli i tërshërës ose drithërat e krundeve, tre orë para stërvitjes mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë yndyrë.
Mjedra
Një filxhan mjedra përmban 8 gramë fibra. Kërkimet e fundit në Journal of Nutrition sugjerojnë të hani më shumë fibra si një mënyrë efektive për të parandaluar shtimin e peshës apo edhe për të arritur humbje të konsiderueshme të peshës.
Kos
Proteina e gjendur në kos mund t’ju japë një përfitim shtesë nëse doni të humbni peshë. Ju bën të ndjeheni të ngopur dhe kërkon më shumë kohë për të përfunduar tretjen e karbohidrateve të thjeshta.
Gjalpi i kikirikut
Arrat janë ndër pesë ushqimet më të mira që nxisin humbjen e peshës, sipas hulumtimit nga Universiteti i Harvardit. Kjo ndoshta për faktin se gjalpi i kikirikut dhe arrat në përgjithësi ofrojnë një dozë të mirë të yndyrnave të shëndetshme, fibrave dhe proteinave, të gjitha elementët ushqyes. Dy lugë gjalpë kikiriku kanë gati 200 kalori, 7 gram proteina dhe 2 gram fibra, dhe do t’ju ofrojnë një mëngjes të plotë dhe të kënaqshëm./abcnews.al