Në Francë pritet që të fillojë vaksinimi për grupmoshat mbi 18 vjeç nga 15 qershori, sipas një njoftimi nga kryeministri vendit Emmanuel Macron. Njoftimi vjen një ditë pas publikimit të planit të Macron për të hequr kufizimet në të gjithë vendin.
Vous avez 18 ans ou plus : rendez-vous le 15 juin pour vous faire vacciner.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 30, 2021
Franca synon rihapjen e shumicës së bizneseve jo-thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet në 9 qershor. Qeveria franceze është kritikuar vazhdimisht për fushatën e ngadaltë të vaksinimit por pavarësisht kritikave vendi arriti objektivin për të administruar të paktën 10 milion doza deri në mes të prillit dhe tani synon që 30 milion njerëz të kenë marrë dozën e tyre të parë deri në mes të qershorit.
Deri të enjten, Franca kishte administruar 14.9 milion doza ndërsa 6.3 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al



