Gabimet që bëni gjatë ecjes, të cilat nuk ju lënë të humbni peshë

schedule13:53 - 30 Prill, 2021

schedule 13:53 - 30 Prill, 2021

Ecja është një ushtrim i vërtetë aerobik me përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ecja gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës, por nëse nuk shihni ndonjë ndryshim në trupin tuaj, ka shumë gjasa që ju jeni duke bërë këto tre gabime.

Gabimi i parë: Ju nuk e ndryshoni ritmin

Ecja në një ritëm të qetë është si të mos ushtrohesh fare. Nëse e keni të vështirë të rrisni ritmin tuaj, provojeni me intervale të shkurtra 1-2 minutëshe dhe me pushim në mes. Kjo stërvitje mund të rrisë metabolizmin tuaj. Ecja me intensitet të mesëm është 80–99 hapa në minutë, ndërsa ecja e shpejtë është 100–119 hapa në minutë.

Gabimi i dytë: Ju bëni të njëjtën rrugë

Nëse qëndroni në të njëjtën rrugë, me kalimin e kohës trupi juaj përshtatet dhe nuk është e lehtë të humbasë peshën e tepërt. Përveç kësaj ju filloni të mërziteni, kështu që humbni motivimin tuaj. Prandaj, ndryshoni shpesh itineraret tuaja. Rrugën tuaj të zakonshme mund ta zëvendësoni me një kodër ose shteg të tatëpjetë. Nëse ecni në sipërfaqe të ndryshme, të tilla si baltë, rërë ose bar, ose përpjetë, ju harxhoni më shumë energji.

Gabimi i tretë: Ju shtrëngoni duart

Nëse krahët thjesht varen majtas dhe djathtas, pjesa tjetër e trupit ka më shumë punë për të bërë dhe intensiteti i ushtrimit zvogëlohet. Ndërsa ecni, përpiquni të lëvizni krahët përballë këmbëve tuaja në mënyrë që të digjni më shumë kalori dhe të arrini një forcim më total në pjesë të ndryshme të trupit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!