Karota është e pasur me lëndë ushqyese që u duhen të gjithë fëmijëve të vegjël. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë arsyet pse duhet të shtoni karotën në dietën e fëmijës tuaj.
1. Do të ketë shikim më të mirë
Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës A dhe B-karotenit, konsumi ditor i karotave mund të përmirësojë shikimin dhe të parandalojë rrezikun e çrregullimeve që mund ta detyrojnë atë të vërë syzet më herët.
2. Ndihmon në rritjen e tyre
Vitaminës A në perimet portokalli përshpejtojnë sintezën e proteinave. Kjo e fundit, nga ana tjetër, kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin më të mirë të trupit, që do të thotë se i vogli juaj do të rritet shpejt dhe shëndetshëm, informon abcnews.al.
3. Do të ketë një kujtesë më të mirë
Karotat rrisin kujtesën e fëmijës tuaj dhe rrjedhimisht mënyrën si mëson dhe asimilon informacione të reja, si nga mësuesit ashtu edhe nga ju. Karotat kanë një përbërje që rrit këtë funksion të trurit.
4. Mban dhëmbët e shëndetshme
Mundësia e prishjes së dhëmbëve zvogëlohet dhe higjiena e tij orale do të jetë më e mirë, nëse fëmijë konsumon karota, informon abcnews.al.
5. Është e mirë për lëkurën
Karota mbron atë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe i jep asaj një strukturë të butë që i përshtatet moshës së fëmijës në mënyrë të përsosur./e.b-abcnews.al