Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasi për vdekje 60-vjeçarin në Kamëz, arrestohet shoferi

schedule08:57 - 30 Prill, 2021

schedule 08:57 - 30 Prill, 2021

Një 22-vjeçar me iniciale E.K. është arrestuar nga policia pasi një ditë më parë ka përplasur me pasojë vdekjen 60-vjeçarin, A.H. Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton se materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

“E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ngjarja e një nate më parë në ndodhi rreth orës 21:10 në rrugën “Berisha”, ku 60-vjeçari ndërroi jetë në vendin ku ndodhi aksidenti si pasojë e plagëve të shkaktuara nga përplasja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!