Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një këngë me titullin “Aventura”. Ajo pritej që të publikohej në fund të prillit ose fillim të majit. Mirëpo kjo gjë nuk do të ndodhë, sepse Ronela ka anuluar papritur publikimin e këngës.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar se kënga nuk do të lançohet nesër, për shkak se Ronela nuk ndodhet në Shqipëri. Disa ditë më parë ajo udhëtoi drejt SHBA-ve dhe pasi të kthehet që andej do të publikohet “Aventura”.
“Dhe JO! Nuk do dale neser =! Kur gjerat nuk shkojne ashtu si dua ,si pres dhe si meritoj une absolutisht pauzohen! E di qe kam nje vit qe mezi po pres ta nxjerr kete kenge,por pa qene personalisht ne Shqiperi nuk mundem! Me besoni qe eshte per mire! Une pasi i perfundoj shumicen e rasteve nuk i kam qejf kenget e mia, por kjo sme merzitet asnjehere! Do prisni dhe paaaak fare! It will be worth it! Promise!”, ka shkruar Ronela.
View this post on Instagram
Kujtojmë që në mes të muajit mars, Ronela lançoi “Prologue”, kënga e parë të albumit të saj “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit./abcnews.al