Të premtuara nga BE, Kurti: Javën e ardhshme në Kosovë, mbërrijnë vaksina kundër Covid-19

schedule21:41 - 29 Prill, 2021

schedule 21:41 - 29 Prill, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në javën e parë të muajit maj në vend do të mbërrijë një pjesë e vaksinave të premtuara nga BE, për Covid-19.

Ai gjithashtu theksoi se për momentin në Kosovë nuk ka vaksina për koronavirusin.

“Kemi folur edhe për sigurimin e vaksinave. Ne jemi shteti i vetëm europian që nuk kemi marrë vaksina nga Kina dhe Rusia.

Kontingjenti i parë që erdhi me ndihma nga Covax kishte 24 mijë vaksina. Ato kanë mbaruar. Tani folën me zonjën Von der Leyen e cila na premtoi edhe 95 mijë vaksina të cilat, një pjesë e tyre do të vijë javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!