“Ne ishim rebelë”, Gjoni në “Refleksione”: Falë nesh sot numërohen vota preferenciale

schedule20:49 - 29 Prill, 2021

schedule 20:49 - 29 Prill, 2021

Këtë javë në “Refleksione” ishte i ftuar  deputeti Ralf Gjoni, i cili ndër të tjera, ka folur ndër të tjera edhe për rebelët, që sipas tij nuk janë për të krijuar sisteme por për të sjellë ndryshimin.

Ndërsa fliste për rebelë si Martin Luther King, Nelson Mandela dhe Zhan d’Ark, Gjoni solli në vëmendje se rebelë në një farë mënyrë edhe deputetët e opozitës parlamentare.

Ai tha se rebelë ishin edhe ata pasi u futën në parlament “kundër çdo intimidimi.” Ralf Gjoni tha se falë rebelimit të deputetëve të opozitës parlamentare, sot në Shqipëri po numërohen votat preferenciale.

“Rebelë ishim edhe ne që morëm mandatet dy vjet më parë në 2019…për të mos lejuar masakrën elektorale të 2008. Rebelë ishim edhe ne që u futëm në parlament kundër çdo lloj intimidimi dhe kërcënimi dhe sot gjendemi në një situatë ku po numërohen votat e kandidatëve preferencialë si pasojë e këtij rebelizmi që ne treguam. Disa prej nesh në parlament, sot kemi një ndryshim në sistemin zgjedhor , sado i vogë, ku shqiptarët kanë mundësinë të zgjedhin kandidatin jo thjesht listën e mbyllur nga bajraktari i partisë.  Ndaj, rebelët janë të nevojshëm…” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!