Takim online me amerikanët, Tabaku: U përdor krimi për të intimiduar numëruesit

schedule20:33 - 29 Prill, 2021

schedule 20:33 - 29 Prill, 2021

Deputetja e zgjedhur e PD në Tiranë, Jorida Tabaku, duke folur në një takim online të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në SHBA, tha se në zonën elektorale të numrit 2 të PS, Taulant Balla u vu re përdorimi i krimit të organizuar për të intimiduar numëruesit e votës.

“Unë dua të falenderoj personalisht ambasadoren amerikane e cila shkoi personalisht në qendrat e numërimit për të bërë të mundur që numërimi të vazhdonte dhe që numëruesit të ishin të lirë nga presioni kriminal ashtu siç ndodhi në Elbasan”, – u shpreh zonja Tabaku.

Përfaqësuesja e PD, Jorida Tabaku listoi shkeljet e rënda sipas saj të konstatuara para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 25 Prillit.

Tabaku ndër të tjera listoi një sërë shkeljesh të rënda zgjedhore para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit duke nisur me prishjen e konsensusit të 5 qershorit.

“Ndryshime të njëanshme u bënë që favorizuan qeverinë të cilat nuk I mundësuan opozitës që të garonte e vetme. Qeveria gjatë dy viteve të fundit punoi vetëm që të fitonte zgjedhjet dhe nuk punoi për te ardhmen europiane të vendit por investoi gjithçka vetëm për të fituar zgjedhjet.  Mashtrimi elektoral u bë nga qeveria gjatë 18 muajve të fundit. Siç thotë raporti i ODIHR blerja e votës ishte e pranishme gjatë zgjedhjeve të fundit. Me dhjetëra denoncime janë bërë në Prokurorinë e Posaçme për blerjen e votave. Në disa zona të vendit grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit.  Po kështu qeveria përdori edhe të dhënat private te qytetarëve në fuksion të zgjedhjeve. Duke patur qeverinë kundër e cila, siç thotë raporti i ODIHR, përdori çdo burim shtetëror dhe administratën publike ne këto zgjedhje, heqja e emrave te kandidateve nga fletët e votimit, kur të gjithë ramë dakord për këtë, gjë që çoi në numrin më të lartë të fletëve të pavlefshme, plot 85 mijë të tilla. Ajo që do të bëjmë është ndjekja ligjore e të gjitha denoncimeve për krime zgjedhore” – deklaroi deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku në takimin online të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në SHBA. E.L/abcnews.al/