“Stafi i guvernatorit Cuomo fshehu të dhënat reale të viktimave të Covid për disa muaj”

schedule15:55 - 29 Prill, 2021

schedule 15:55 - 29 Prill, 2021

Stafi dhe ndihmësit e guvernatorit të shtetit të New York, Andrew Cuomo, kanë fshehur për një periudhë prej pesë muajsh të dhënat e vërteta rreth vdekjeve si pasojë e Covid 19 në azilet e të moshuarve. Sipas mediave amerikane se asistentët e Cuomos janë impenjuar në përpjekje të vazhdueshme për të ndaluar zyrtarët shëndetësorë shtetërorë, që të bëjnë publik bilancin e vërtetë të viktimave apo të njoftojnë qeverinë për shifrat.

Janë një seri intervistash dhe dokumentesh deri tani të panjohura, nga të cilat del qartë përpjekja e zyrës së Cuomos për të fshehur bilancin e viktimave. Një verifikim i shifrave nga ana e një bashkëpunëtori të rëndësishëm të Cuomos është kompletuar muaj më parë nga momenti kur u bë publik.

Dy letra, të redaktuara nga departamenti amerikan i shëndetësisë dhe të adresuara për qeverinë, nuk janë dërguar asnjëherë. Në 12 mars deputetët e shtetit të NeW York nisën një hetim pas zyrtarizimit të akuzave ndaj guvernatorit Cuomo.

Pas një mbledhjeje emergjence që zgjati 3 orë, asambleja shëndetësore ia la këtë detyrë komisionit gjyqësor për sjelljen jo të hijshme të Cuomos përfshirë dhe ngacmimet seksuale – 9 deri tani – dhe akuzat e keqmenaxhimit të situatës së Covid në azilet e të moshuarve.

Vendimi hedh themelet për atë që mund të jetë përpjekja e parë për shkarkim të guvernatorit në këtë shtet, në më shumë se një shekull.

Hetimet përfshijnë intervista të dëshmitarëve, dokumente dhe vlerësim provash./abcnews.al