“Je hajdut dhe negativ, na ke vjedhur dy tituj”, pezullim e gjobë për Coinceicaon

schedule14:58 - 29 Prill, 2021

schedule 14:58 - 29 Prill, 2021

Je i dobët dhe një person negativ. Na ke vjedhur dy kampionate, je një hajdut, je për turp, shkruaji të gjitha në relacion, nuk ka problem fare“. Këto fjalë i drejtoi Sergio Coinceicao arbitri kryesor të ndeshjes Moreirense-Porto.

Dueli i luajtur të hënë në mbrëmje, përfundoi 1-1, rezultat që solli zhgënjim të madh te “Dragonjtë e Oportos”. Dy pikë të humbura në garën për titullin kampion në Portugali, aty ku Porto renditet në vend të dyte me 6 pikë më pak se Sportingu.

Trajneri i Portos nuk u përmbajt aspak kundër arbitrit kryesor dhe u ndëshkua me karton të kuq për protesta. Ekipi mik shfaqi pretendime ndaj gjykimit, teksa VAR-i anuloi golin e fitores në minutat shtesë të takimit.

Fjalët e ashpra i kanë kushtuar Coinceicaos. Trajneri i Portos është pezulluar me 21 ditë, teksa do duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10.200 eurosh. Sezoni mund të quhet i mbyllur për ish-lojtarin e Lazios dhe Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!