Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të ndihmojë Indinë me furnizime me vlerë më shumë se 100 milion dollarë. Furnizimet, përfshijnë 1.000 bombola oksigjeni, 15 milion maska N95 dhe një milion teste të shpejta diagnostikuese.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu rinovuan kontratën e prodhimit të vaksinave AstraZeneca në Indi, duke i lejuar kësaj të fundit të prodhojë më shumë se 20 milion doza.
“Ashtu si India dërgoi ndihmë në Shtetet e Bashkuara kur spitalet ishin të mbingarkuara gjatë pandemisë, Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Indinë në momentin që ka më shumë nevojë,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
India ka regjistruar 18,376,524 raste dhe 204,832 viktima që nga fillimi i pandemisë dhe është një nga vendet më të prekura pas Shteteve të Bashkuara./abcnews.al