SHIFRAT/ Rama rimerr “fronin” e socialistëve në Durrës, pas tij renditet Rrahman Rraja

schedule14:23 - 29 Prill, 2021

schedule 14:23 - 29 Prill, 2021

Kur kanë mbetur edhe edhe  278 qendra nga 481 në total, në qytetin bregdetar të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka “rimarrë” fronin në këtë qark, duke lënë pas edhe Rrahman Rrajën i cili mbajti kreun gjatë orëve të paradites.

Rraja renditet i gjashti në listën e socialistëve të Durrësit, ndërkohë që kreu i qeverisë Edi Rama është pozicionuar i teti, ashtu sikurse edhe në Vlorë ku ka marrë një numër më të madh votash.

Rrahman Rraja është një emër i përfolur në listën e socialistëve të Durrësit, kjo për shkak të precedentit të djalit të tij.

Rexhep Rraja u arrestua nga policia rreth tre vite më parë pasi akuzohej se dhunonte ish të dashurën e tij, Xhisiela Malokun./mv.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!